Për rreth një minutë Shkodra gjeti paqen mbrëmjen e sotme. Situata e tensionuar nisi përpara orës 19:00 dhe vijoi deri në orën 21:00, për shkak se mbështetësit e opozitës kundërshtojnë praninë e kryeministrit Edi Rama në qytet. Por ishte thirrja e ezanit që detyroi palët të qetësoheshin për disa sekonda.

Kryeministri Edi Rama u detyrua të ndërpriste fjalimin dhe të zbriste nga podiumi. Qetësim të situatës pati edhe te opozitarët, që qëndronin në anën tjetër të kordonit të policisë.

Menjëherë pas përfundimit të ezanit, politikanët iu rikthyen akuzave dhe sulmeve ndaj njëri-tjetrit.

  Foto nga tensioni në Shkodër, gaz lotsjellës dhe gurë në përplasjen protestues-polici

Top Channel