Mbrëmjen e së mërkurës teksa ishte nisur drejt zyrave të Top Channel, ish-deputeti i PD, Bardh Spahia u arrestua teksa ishte në transmetim LIVE në emisionin “Open”.

I ftuar në studion e Top Talk, një tjetër përfaqësues i PD, Fatbardh Kadilli, shprehet se arrestimi mbrëmjen e kaluar, teksa zoti Spahia ishte në transmetim të drejtpërdrejtë në ekranin e Top Channel, është bërë për të frikësuar qytetarët.

“Arrestimi mbrëmë ishte demonstrim force për të trembur njerëzit. Bardh Spahia ka udhëtuar nga Shkodra në Tiranë, dy ditë pas ngjarjes këtu ka qenë. Arrestimi live ishte për të dërguar një mesazh të gjithë shqiptarëve, për t’i trembur ata.”, u shpreh Kadilli.
Por ai shton se shpesh herë, kjo merr një efekt të kundërt.

“E bënë në momentin për të trembur të tjerët. Por po ju them se do krijojë efektin e kundërt”, u shpreh Kadilli.

Top Channel