Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini në një takim me efektivë të policisë italiane ka vlerësuar edhe bashkëpunimin me policinë shqiptare.

Teksa ka qenë duke vlerësuar funksionimin e policisë italiane, Salvini ka vlerësuar edhe bashkëpunimin që kjo forcë ka me shtetet e tjera, duke përmendur Shqipërinë si një bashkëpunëtore në luftën kundër krimit.

“Falë bashkëpunimit me vendet e tjera janë kapur edhe disa persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Këtë javë falë edhe bashkëpunimit me forcat shqiptare janë zhvilluar edhe disa operacione të suksesshme antidroge”, tha ndër të tjera Salvini.

Top Channel