Rama për Spahinë: Nuk është si ata të katërt, u nis për në emision dhe përfundoi në komisariat

20/06/2019 18:49

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në Vaun e Dejës arrestimin e ish-deputetit të PD-së, Bardh Spahia, teksa ishte nisur për në emisionin ‘Open’ në Top Channel.

Duke bërë një ndarje midis drejtuesve të opozitës dhe qytetarëve që i mbështesin në kundërshtinë e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale, Rama tha: “Ata të tjerët (qytetarët) janë si puna e atij (Bardh Spahia) që u nis për në emision dhe përfundoi në komisariat.”

Rama tha se Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë vetëm një hall: drejtësinë. Sipas kryeministrit, opozita ka qenë gjithnjë kundër reformës në drejtësi.

Sa i përket faktit që në Vaun e Dejës do të jetë në garë për 30 qershorin vetëm kandidati i Partisë Socialiste, Rama deklaroi: “Udhëheqja e PD-së ka vendosur të kapitullojë përpara se të fillojë beteja zgjedhore. Ka pranuar se nuk fiton dot zgjedhje me ne dhe është larguar.”

  Arrestohet Bardh Spahia tek po vinte në Top Channel

  Protesta në Dajç, Rama zgjedh rrugën dytësore për të kaluar Lezhën

Top Channel