Partia Demokratike ka publikuar një video që tregon kontrollin që po bëhen në Shkodër edhe ndaj fëmijëve. Kontrollohet po ushtrohen nga efektivët në zonën ku është planifikuar të zhvillohet takimi elektoral i kryeministrit Edi Rama.

Sipas PD-së, kjo video tregon se sa i frikësuar është kryeministri Rama. Demokratët kanë denoncuar edhe shpërnguljen e një numri të madh policësh drejt Shkodrës, në mënyrë që të sigurohet mbarëvajtja e takimit.

Ndërkohë, edhe në kryqëzimin e Dajçit, që lidh Lezhën me Shkodrën, po protesohet nga mbështetësit e opozitës kundër pranisë së kreut të Qeverisë.

Kryebashkiakja Voltana Ademi nuk pranoi të firmoste lejen për organizimin e takimit të PS-së, duke theksuar se 30 qershori është shfuqizuar si datë për zgjedhjet lokale nga Presidenti i Republikës.

Top Channel