Kryeministri Edi Rama ka shmangur aksin kryesor Lezhë-Shkodër, pasi në kryqëzimin e Dajçit janë mbledhur një numër i konsiderueshëm i protestuesve të opozitës. Top Channel mëson se Rama ka zgjedhur një rrugë dytësore për kaluar Lezhën.

Aktualisht, kryeministri Rama ndodhet në bashkinë e Vaut të Dejës, ku po prezanton kandidatin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit (të shfuqizuara nga Presidenti i Republikës).

Rama do të zhvillojë takim elektoral edhe në Shkodër, por kryebashkiakja Voltana Ademi nuk pranoi të firmoste lejen, pasi ka njohur dekretin e Ilir Metës.

  Bllokohet rruga, Rama pritet me protesta në Shkodër

FOTO GALERI
1/7

Top Channel