Presidenti i Kinës shkon në Korenë e Veriut për të takuar Kim Jong Un

20/06/2019 06:21

Presidenti i Kinës, Xi Jinping po shkon në Korenë e Veriut për një takim me Kim Jong-un, në vizitën e parë kineze në veri që nga viti 2005.

Të dy, të cilët janë takuar në Kinë katër herë, pritet të diskutojnë bisedimet e zvarritura mbi programin bërthamor të Veriut, si dhe çështjet ekonomike.

Kina është jashtëzakonisht e rëndësishme për Korenë e Veriut, si partneri kryesor tregtar. Vizita e zotit Xi vjen një javë përpara samitit të G20 në Japoni, ku ai do të takohet me Presidentin e SHBA Donald Trump.

Ajo do të jetë gjithashtu takimi i tij i parë me Z. Kim pasi takimi Trump-Kim në Hanoi në shkurt përfundoi pa ndonjë marrëveshje për denuclearization North Korean.

Top Channel