Anëtarët e partisë konservatorë Tory duhet të zgjedhin dy burrat të cilët do të garojnë në fazën përfundimtare të garës për liderin e partisë.

Boris Johnson përfundoi votimin e tretë të së mërkurës me 143 vota, përpara Jeremy Hunt, Michael Gove dhe Sajid Javid.

Sekretari i Zhvillimit Ndërkombëtar Rory Stewart doli nga gara të mërkurën në mbrëmje, pasi ai siguroi mbështetjen e vetëm 27 deputetëve të Tory.

Z. Johnson është pothuajse i sigurt për të bërë balotazhin e 160,000 anëtarëve konservatorë të cilët do të zgjedhin kreun e ardhshëm të Tory dhe kryeministrin në një fletëvotim postar, duke filluar javën e ardhshme.

Top Channel