“Kuzhina e Kabulit”, vendi ku klientët zbulojnë kuzhinën afgane e takohen me emigrantë

20/06/2019 17:31

Quhet “Kuzhina e Kabulit”, dhe është restoranti i porsahapur në Paris nga dy refugjatë dhe një grua franceze me një objektiv të qartë, të jetë vendi ku klientët të zbulojnë kuzhinën afgane e të takohen me emigrantë.

“Për mua, është arritje e jashtëzakonshme hapja e një restoranti në Francë, dëshiroj shumë që të tregoj këtu kulturën e vendit tim, por mbi të gjitha, dua që njerëzit të kenë mundësinë të shohin një anë tjetër, shumë më të mirë të refugjatëve” është shprehur Shayan Mohammadi.

Që në mëngjes, ai është në kuzhinë, duke punuar në krah të bashkë kombasit të vet, Ali Mohmmad Hussaini. Në fillim, ata nisin përgatitjen e patëllxhanëve, thjerrëzave e mishit të pulës. Ajo çfarë gjatë ditës, u shpërndahet të pastrehëve.

“Është si një ëndërr për mua. Shpresa e vetme që kam tani është që pjatat e mia të jenë po aq të mira sa ato që gatuan ime më”, ka thënë Ali Mohmmad Hussaini.

Shayan mbërriti në kryeqytetin francez marsin e 2017-tës, pasi kishte kaluar dy vjet në Suedi, pa arritur të siguronte një vizë të rregullt, por ai e mori shpejt azilin në Francë. U mor me punë të tjera përpara se ti hynte projektit të kuzhinës me Fatima-n, që është dhe vetë me origjinë algjeriane.

“Që prej vdekjes së tim eti, jam interesuar shumë për kauzën e emigrantëve. Nga fundi, ai më tregoi vuajtjet që kishte pësuar gjatë mbërritjes në Francë në vitin 1962 dhe sesi ndihma e jashtëzakonshme e një njeriu të vetëm në “Tours” i ndryshoi jetën” është shprehur Fatima.

Kuzhina e veçantë ka ngjallur mjaft interes, e porositë nuk kanë vonuar.

Top Channel