Gazeta gjermane Bild ka publikuar mbrëmjen e se mërkurës 10 përgjime të reja, megjithëse gazetari i saj Peter Tiede kishte paralajmëruar se do të publikoheshin mëngjesin e së enjtes.

Në rreth 13 minuta përgjime të zbardhura, dëgjohen të flasin aktorë të ndryshëm politik, por edhe persona të tjerë. Bisedat telefonike lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve në qarkun e Dibrës.

Në një nga përgjimet Damian Gjiknuri dëgjohet të bisedojë me Shefin e Policisë Dibër, Rober Aga për rezultatin e zgjedhjeve.

Në një tjetër përgjim, ish Ministri i Brendshëm Sajmir Hahiri bisedon me shefin e policisë Dibër, Robert Agën, të cilin e falenderon për angazhimin e tij.
Deputeti Xhemal Qefa thotë shefit të policisë Dibër, se po mendojnë një post më të mirë se zhvendosja e tij në Bulqizë.

Krahas përgjimeve të aktorëve politike, në bisedë është përfshirë Ymer Lala dhe nipi i tij, që bisedojnë rreth një video denocuese për blerjen e votave të cilën e ka transmetuar emisioni Fiks fare në Top Channel.

Ymer Lala, nër përgjimet dëgjohet të komikojnë me një person të panjohur, që sipas Bild, grupet kriminale kanë mbledhur kartat e identitetit kundrejt pagesës me qëllim parandalimin e opozitës që të votojë.

Ymer Lala, dëgjohet gjithastu të bisedojë edhe më një tjetër person të panjohur ku shpreh shqetësimin se një familje ka votuar për kandidatin e opozitës Sheferedin Shehu.

Top Channel