Saint Etienne u vë vendi i një ndeshjeje të veçantë futbolli; atë të gjysheve. Përballë u vunë skuadrat e ‘Vakhegula’ që do të thotë gjyshe në dialektin e Limpopos në Afrikën e Jugut dhe ‘Mammies Foot’ një skuadër gjyshesh nga Amerika Latine.

Kjo ndeshje e organizuar nga Oldyssey Association, ishte akti përmbyllës i një sërë aktivitetesh sic janë seancat stërvitore, ndjekja e ndeshjeve të Botërorit të femrave apo edhe vizitave të ndryshme.

Kjo ndeshje e veçantë u fitua nga skuadra e gjysheve nga Afrika e Jugut, “Vakhegula” me rezultatin 10-0, një rezultat ky që edhe pse i thellë u pranua me shumë sportivitet nga skuadra humbëse.

Në fund të kësaj sfide gjithçka ishte një festë për të dyja skuadrat, ndërkohë që ka nga ato sic është rasti i Susan Wilson që kërkon një ndeshje kthimi në futbollin e gjysheve.

Top Channel