“Zgjidhje apo mosbindje?”,- është tema e sotme në emisionin ‘Open’ në Top Channel, ku të ftuarit po diskutojnë mbi krizën politike në vend.

10 ditë përpara zgjedhjeve lokale (të shfuqizuara nga presidenti), analisti Neritan Sejamini u shpreh i bindur se kryeministri Edi Rama do të tërhiqet nga 30 qershori dhe situatën në vend po e tensionon qëllimisht.

“Edi Rama do të tërhiqet nga 30 qershori. Po përpiqet të krijojë një klimë tensioni dhe në fund do të tërhiqet si një burrë i madh shteti që do të shmangë vëlla-vrajsen”, u shpreh Sejamini.

Sipas Neritan Sejaminit, kjo situatë e rënduar është krijuar sepse kriminelët, ku ai përfshiu edhe kryebashkiakun e Durrësit, Vagjush Dako, nuk kanë dalë përpara drejtësisë për vjedhjen e votave.

Top Channel