Argjentina ka zhgënjyer sërish duke mos arritur të fitojë në përballjen me Paraguain.

Messi dhe shokët e tij nuk e nisin shumë mirë ndeshjen duke i dhënë mundesi paraguajt të jetë më i rrezikshëm. Në minutaën e 37 është Sanchez ai që shënon për Paraguain dhe me shifrat 1-0 mbyllet pjesa e parë.

Argjentina provon të ndryshojë diçka ku fusin Agueron që në fillim të pjesës së dytë. Në minutën e 57 është Messi autori i golit të barazimit duke shënuar me penallti.

Pas 5 minutash Paraguai ka shansin të kaloje në avantazh me anë të një penalltie, por që gjuajtjen e Gonzales arrin ta presë portieri Armani.
Argjentina mban topin por rastet e pastra dhe konkrete i bën Paraguai dhe në fund gjithçka mbyllet në barazim 1-1.

Rëndtija brenda grupit B nuk ndryshon pas këtij takimi. Në vendin e parë ndodhet Kolumbia me 6 pikë. Më vendin e dytë Paraguai me 2 pikë, në vendin e trete me 1 pikë është Katari dhe në fund ndodhet Argjentina me 1 pikë në dy ndeshje.

Top Channel