Një aksident ka ndodhur pak më parë në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Vloçisht.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 21 vjeçarja Silva Xhuta. Ajo është aksidentuar nga shtetasi grek P.B, 73 vjeç, banues në Greqi, duke drejtuar një mjet tip “Toyota”.

Njoftimi i plotë

Maliq/Informacion paraprak.

Në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Vloçisht, shtetasi grek P.B, 73 vjeç, banues në Greqi, duke drejtuar një mjet tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen S.Xh, rreth 21 vjeçe, banuese në Leminot, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel