Për herë të parë në Shqipëri me datë 12 qershor u zhvillua kampionati “World of Dance Albania”, i cili bëri bashkë konkurrentë nga të gjitha trevat e Shqipërisë dhe më gjerë.

Në këtë kampionat morën pjesë grupe të ndryshme kërcimi, Junior and Team Division, si dhe konkurrentë të kategorisë Solo që konkurruan mes njëri-tjetrit. Grupi triumfues që fitoi të drejtën për të konkurruar në “World of Dance America 2019”, duke kapur kuotën maksimale prej 80 pikësh ka emrin e artit “QSC QUEENS” dhe janë të moshës 13 vjeç.

Ky grup u shpall fitues nga gjykimi i jurisë profesionale, ku dy anëtarë ishin nga Italia dhe dy të tjerë nga Hungaria. Pjesë e jurisë ishte dhe Duc Anh Tran, një nga koreografët më të famshëm të momentit në botë.

Top Channel