Wake Up/ Shkrimtari shqiptar sukses në Itali: Nëse s’do kisha emigruar, do isha bari

19/06/2019 13:06

Për historitë e emigrantëve shqiptarë që kanë kaluar detin me gomone apo në forma të tjera, të paktën në dy dekadat e fundit kemi dëgjuar pafund. Por jo të gjithë kanë guximin që për një periudhë të errët, me sakrifica, ta kujtojnë e për më tepër edhe ta shkruajnë atë në një libër.

Kjo ka ndodh me personazhin tonë, i cili quhet Eltjon Bida i cili kohët e fundit duket se me librin e tij të parë “C’era una volta un clandestino”( Ishte një herë një klandestinë) ka tërhequr vëmendjen e mediave më të rëndësishme italiane.

Një libër autobiografik që tregon peripecitë e një emigranti shqiptar që në moshën 17 vjeçare e kaloi detin në mënyrë klandestine për të ndërtuar jetën e tij në shtetin fqinj, Italinë. Eltjoni ka lindur në një fshat të Fierit, dhe në vitin 1995 ai vendosi që ti hipte një gomone si mijëra shqiptarë , pasi mundësitë në vendin e tij për të jetuar jetën sa më mirë ishin shumë të pakta.

jë libër që tregon për ëndrrat, shpresat dhe sakrificat e një të riu që bëri punë nga më të ndryshmet, nga puna në fushë , në ndërtim, recepsion e që tani duket se ka gjetur rrugën e suksesit.

Ka vetëm pesë muaj që e ka botuar librin, por vëmendja e mediave italiane ka qenë e madhe, e kanë konsideruar këtë libër, si një dëshmi “tronditëse” për jetën e vështirë që bën një emigrant, por njëkohësisht dhe si një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin të jetojnë diku tjetër dhe jo në vendin e tyre, se mund t’ia dalin.

Top Channel