Një ndër këngëtaret e popit më me influencë në Shqipëri dhe Kosovë, Tayna, në një postim në llogarinë e saj në “Instagram”, ka ndarë me fansat momentin e bukur të diplomimit.

E veshur me pelerinën dhe kapelën karakteristike dhe duke mbajtur në dorë diplomën, Tayna shkruan: “Krenare dhe momente të lumtura”.

Sigurisht nuk kanë munguar komentet e shumta në foton e publikuar, ku persona të ndryshëm e kanë përgëzuar dhe uruar këngëtaren mbi këtë arritje të saj.

Ajo që vlen të theksohet është se Tayna po korr sukses të lartë në botën e muzikës, sidomos pas këngës së fundit të lançuar me titullin “Caliente”.

Top Channel