Një toreador ka vdekur në Spanjë pasi demi i tërbuar e goditi për vdekje atë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fiestas del Toro të Benavente, në provincën spanjolle të Zamora. E gjithë skena e frikshme ndodhi përpara rreth 2000 spektatorëve.

60 vjeçari kishte për detyrë për të hapur derën që fuste kafshën në arën. Por nuk ndodhi si herët e tjera, këtë herë demi u kthye nga ai dhe e goditi ne fyt. Ai u dërgua urgjenisht në spital por nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Benavente ka shpallur dy ditë zie për vdekjen e 60-vjecarit.

Top Channel