Michel Platini që paraditen e së martës u shoqërua në Zyrën Antikorrupsion të policisë gjyqësore në Nanterre të Francës me akuzën e korrupsionit për caktimin e Katarit për Botërorin 2022, u lirua në orët e mbrëmjes.

Ish-presidenti i UEFA iu nënshtrua procesit të marrjes në pyetje në lidhje me këtë hetim të cilin Prokuroria franceze e nisi në 2016 duke marrë shkas nga një takimi Platini, ish presidentit Sarkozi me krerët e shtetit të Katarit 10 ditë para vendimit përfundimtar të FIFA.

Në momentin që u largua nga policia, Platini që ishte i shoqëruar nga avokati i tij, deklaroi se u bë Shumë zhurmë për asgjë dhe se ai ende nuk e kupton sesi mund të ketë të bëjë me këtë histori. Më pas ish kreu i qeverisë së futbollit evropian sqaroi atë çfarë ndodhi ditën e martë.

‘Iu përgjigja të gjitha pyetjeve-tha Platini-ishin të shumta, jo vetëm për Botërorin e Katarit, por edhe për atë të Rusisë në 2018, Euro 2016 dhe FIFA. Për këtë arsye u desh shumë kohë. pastaj, ndihesh keq kur e sheh veten në një situatë të tille. Paraqitesh si dëshmitar i lirë dhe më pas të ndalon policia. Gjithsesi ata po bëjnë punën e tyre dhe vazhdojnë hetimet’.

Top Channel