Në Panairin e Tatuazheve në Londër u bë nami – FOTO

19/06/2019 21:22

Të pasmet, barku, krahët, shpina dhe këmbët… nuk ka mbetur pjesë e trupit pa u pikturuar në Panairin e Tatuazheve në Londër, një event dyditor që mbahet çdo vit në kryeqytetin anglez.

Një burrë madje bëri tatuazh Joker-in, armikun më të madh të Batman-it në barkun e tij të rrumbullakosur mirë, kurse një vazjë është fotografuar duke luajtur në celular, ndërsa tatuatori i bën një buqetë të vërtetë më trëndafila në të pasme.

Në spektaklin ku morën pjesë 300 artistë u bë vërtet nami, pasi mijëra persona u dyndën çdo ditë atje për të bërë një tatuazh, ose qoftë edhe thjesht për të parë se çfarë bëhet aty.

Shfletoni galerinë me foto për të parë disa nga tatuazhet më interesantë.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel