Situata në Burrel paraqitet shumë e tensionuar për shkak se mbështetësit e opozitës kanë tentuar të marrin në kontroll ambientet e KZAZ-së 16. Në mbështetje të policisë lokale kanë mbërritur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Gjatë përplasjes është përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, ndërkohë që raportohet edhe për disa efektivë të lënduar.

Edhe në Pogradec ka patur përplasje të dhunshme midis protestueve dhe policisë. I pranishëm aty është edhe Klevis Balliu, ish-deputet i Partisë Demokratike, i cili ka debatuar gjatë gjithë kohës me drejtuesit e policisë.

Top Channel