Një statujë e Marilyn Monroe është vjedhur nga shëtitorja e famës në Hollivud, duke shkaktuar habi dhe zemërim. Statuja e yllit të ekranit qëndronte mbi bulevardin që kremton arritjet e femrave në filma nga kultura të ndryshme.

Dolores Del Rio, Dorothy Dandridge, Mae West, dhe Anna May Wong kanë që të gjitha nga një statujë në këtë strukturë, ndërkohë që ajo e Marlinit qëndronte mbi të tjerat. Vjedhja u raportua mbrëmjen e së hënës, kur një dëshmitar okular pa dikë të kacavirrej dhe të shkëpuste pjesën e Merlinit.

“Statuja e Marilyn Monroe e tregonte atë me fustanin e bukur të bardhë, ikonë nga “The Seven Year Itch’. Fatkeqësisht, natën e kaluar dikush vendosi se thjesht mund ta merrte, përdori një shkallë për tu ngjitur, e sharroi dhe e mori”, tha Anna Martinez, përgjegjës për Walk of Fame.

Forca të shumta policore dhe eksperte mbërritën në vendngjarje ku janë marrë disa shenja gishtërinjsh. Më shumë se gjysmë shekulli pas vdekjes se saj, Marilyn Monroe mbetet një emër, i magjishëm për boten. Me flokët ngjyrë  platini dhe bukurinë e rrallë, ajo konsiderohet si simbol i joshjes femërore.

Sipas guidës së kulturës popullore në SHBA, si ikonë e kësaj kulture, Monroe për nga popullariteti pati shumë pak rivale, duke përfshire këtu Elvis Presley dhe Mickey Mouse; asnjë yll tjetër nuk kishte ngjallur një gamë aq të gjerë emocionesh që nisnin nga admirimi, dëshira, lakmia apo keqardhja.

Top Channel