Në Dortmund të Gjermanisë ka një vit që ka nisur punën shtëpia e parë publike me kukulla seksi.

E quajtur Bordoll, kjo bordello ka klientë ata burra që preferojnë një qenie jo të gjallë në vend të femrës. Një seancë me kukullat kushton rreth 100 dollarë dhe pronarja e kësaj shtëpie të veçantë publike, Evelyn Schwarz thotë se kukullat “punojnë” 12 orë në ditë secila.

Schwarz i ka blerë kukullat e saj prej silikoni me një çmim prej 2500 dollarësh secilën dhe thotë se 70% i investimit i është kthyer mbrapsht që në vitin e parë.

Pronarja thotë se shpesh burrat hyjnë brenda bordellos, ndërkohë që gratë i presin jashtë, në makinë. Sipas saj, ato nuk mërziten, pasi e shohin si një lojë këtë gjë.

Por, ka pasur një problem. Në përgjithësi, klientët janë treguar të respektueshëm me kukullat, por vetëm njëra prej tyre ka nevojë për zëvendësim, pasi, siç thotë pronarja, “i është thyer shtylla kurrizore dhe i është krijuar një vrimë tjetër”.

FOTO GALERI
1/15
Bordoll, shtëpia e parë me kukulla seksi në Dortmund të Gjermanisë

Top Channel