Krahas këngëtarëve të tjerë të ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, ishte e pranishme edhe Orgesa Zaimi, një tjetër emër që do të performojë në koncertin “Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë”.

Këngëtarja tregoi se ndihet shumë e lumtur që do të jetë pjesë e një organizimi që ka në fokus muzikën qytetare shqiptare, pasi, sipas saj, kjo lloj muzike na identifikon ne si popull.

Më tej ajo zbuloi se do e dëgjojmë duke kënduar këngë popullore jo vetëm nesër në koncert, por edhe në projektin e ri muzikor që ka në plan të publikojë së shpejti.

Meqë Orgesa nuk dha më tepër detaje, na mbetet vetëm të presim.

Top Channel