Ka zhgënjyer Brazili në ndeshjen e sotme ku nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola kundër Venezuelës.

Brazili u fut në fushë me formacionin të mirë ku sonte provoi një skemë prej 4-4-2. Nga ana tjetër Venezuela u fut në fushë me formacionin 4-5-1.

Ndeshja u dominua nga vendasit por që Firmino, Jesus apo Neres nuk arritën të shënonin dot kjo edhe falë meritave të mbrojtjes së Venezuelës. Venezuela provoi disa herë me kundërsulme por që nuk arriti t’i shënonte gol.

Kjo ishte ndeshja e dytë në grupë. Brazili mban vendin e parë në grup me 4 pikë, ndërsa Venezuela në vend të tretë me 2 pikë.

Top Channel