Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut gjithashtu nuk arritën dot këtë qershor të marrin një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave me BE-në pavarësisht rekomandimit pozitiv të Parlamentit e më pas Komisionit Europian.

Qëndrimi i tyre nuk ka thyer skepticizmin e disa vendeve anëtare të cilat vendosën tetorin si një tjetër afat shqyrtimi.

I ftuar në studion e Top Talk, Gent Cakaj, ministër i Punëve të Jashtme në Detyrë, u pyet nëse muaji tetor do të jetë një muaj me pikëpyetje për hapjen e negociatave, apo nëse e thënë në dëftore: Negociatat do të hapen me Tetor!. Duke mos thënë as po, e as jo, ai tha do të vijohet të punohet maksimalisht për hapjen e negociatave, por kjo është në dorë të vendeve anëtare të BE, të cilat sipas tij e kanë premtuar këtë gjë.

“Nuk do të them PO, them që do të angazhohemi maksimalisht për hapjen e negociatave, por nuk mund të japim një garancë të prerë për hapjen e negociatave. Këtë nuk e them, sepse konsideroj se negociatat mund të mos hapen, por sepse ne ke ardhur në një stad që duhet të jemi të përgjegjshëm në raport me fjalën që themi. Negociatat që do të hapen është një premtim i Këshillit të ministrave të BE, nuk është një premtim i Shqipërisë. U takon atyre që ta mbajnë fjalën e dhënë”, u shpreh Cakaj në studion e “Top Talk”.

Top Channel