Ndërsa vijojnë të publikohen përgjime nga dosjet e prokurorisë për zgjedhjet e vitit 2017 ku dyshohen si të implikuar zyrtarë e politikanë të lartë të PS-së, nga ana tjetër prokuroria ka marrë si të pandehur Kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

I ftuar në studion e Top Talk, Artur Zheji shprehet se kjo situatë ka dy pista, e para që nëse ato janë të ndërlidhura, thirrja e Bashës në Prokurori mund të jetë një mesazh për t’u tërhequr nga rruga që opozita ka zgjedhur.

“Ne do të donim që thirrja në Prokurori e Bashës të ishte e pavarur nga tensioni politik dhe të ishte e pavarur nga përgjimet e BILD që godasin qeverinë. Nëse i shohim të lidhura është një mesazh i fortë, presion ndaj Bashës. Nëse i shohim të veçuara, kuptojmë që drejtësia po funksion. Por PD nuk e pranon, sepse është një mesazh i koduar që nëse vijohet në këtë rrugë dhe vijon opozitë radikale, do të ketë radikalizim edhe nga ana tjetër, nga Prokuroria”, thotë Zheji.

Top Channel