Wake Up/ Gëzim Tushi: Baballarët që marrin leje lindjeje, revolucion për shoqërinë

18/06/2019 14:36

Qershori, është muaji i prindërimit dhe leja e lindjes për baballarët. Nga një statistikë e fundit e Institutit të Sigurimeve Shoqërore vetëm 6 muajt e fundit të vitit 2019 rastet e baballarëve që kanë përfituar lejen e lindjes në vend të nënave janë 72.

Krahasuar me 2015-ën kur për herë të parë hyri në fuqi ligji që ju jepte të drejtë edhe baballarëve të përfitonin lejen e lindjes rastet kanë ardhur në rritje vit pas viti.

Së fundmi edhe UNICEF ka publikuar një raport që tregon se cilat janë vendet në botë që ofrojnë politikat më të mira dhe më miqësore ndaj familjes. Këto politika përfshijnë kohëzgjatjen e lejes prindërore me pagesë të plotë dhe shërbimet e kujdesit të fëmijëve që i përkasin grupmoshës 0-6 vjeç.

Në këtë raport janë studiuar të gjithë treguesit dhe nismat sociale në përkrahje të familjeve të reja në 31 vende të zhvilluara ekonomikisht. Suedia, Norvegjia, Islanda, Estonia thuhet në raport, janë vendet që ofrojnë politikat më të mira miqësore ndaj familjes, ndërsa Zvicra, Greqia, Qiproja, Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda renditen të fundit.

Top Channel