Shkodër/ Shpërthehet KZAZ-ja në shkollën Shejnaze Juka, përfaqësuesit e PD i vënë flakën një klase

18/06/2019 20:46

Një situatë konfliktuale ka nisur në Shkodër në shkollën Shejnza Juka, pasi kjo e fundit shërben si KZAZ.

Ndërkohë që aty tashmë kanë mbërritur materialet zgjedhore, përfaqësues të PD dhe bashkisë kanë tentuar të futen brenda.

Madje përfaqësuesit e PD i kanë vendosur flakën njërës prej klasave të shkollës “Shejnaze Juka”.

Mbërritja e forcave të FNSH ka tërhequr pas përfaqësuesit e opozitës të cilët ndodhen në derën kryesore. Materialet zgjedhore janë të paprekura deri më tani.

Top Channel