Komisioni parlamentar i ekonomisë miratoi vetëm me votat e maxhorancës dy kontratat e koncesioneve për rrugët Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.

Milot-Balldren do të ketë një kosto ndërtimi prej 140 milionë euro. Ndërsa duke përfshirë mirëmbajtjen për 8 vjet dhe interesat që qeveria do i paguajë kompanisë koncesionare ANK, kostoja arrin në 213.7 milionë euro pa përfshirë tvsh-në.

Sipas Shkrelit, Shqipëria nuk ka aktualisht asnjë rrugë të ndërtuar sipas këtij standardi.

Projekti i dytë ai i Orikum-Dukat parashikon ndërtimin e një rruge të kategorisë C2 me një kosto totale prej 67 milionë euro për 14 kilometra.

Me miratimin në komisione dy koncesioneve të debatuara gjerësisht në publik u hapet rruga për votim në seancën plenare që pritet të mbahet këtë të enjtë. Këto dy rrugë janë denoncuar nga opozita si projekte korruptive të Qeverisë, me një kosto të rëndë për qytetarët.

Top Channel