Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Bulevardi ‘Zogu i Parë’ do të thehet në zonë komerciale. Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik të Tiranës, kryetari Veliaj ka prezantuar disa projekte të rëndësishme ekonomike për kryeqytetin.

“Ne duam ta kthejmë në një distrikt shopping-u. Kjo është arsyeja pse duam të fillojmë investimin, që mos të dallojë cilësia nga sheshi “Skënderbej” deri tek Bulevardi i Ri, ku ka qenë stacioni i trenit. Tirana ka shumë atraksione në qendër, por nuk ka mjaftueshëm hapësira le të themi ajo që quhet “Ëalking street” pra rruga këmbësore, ku ti bën shooping-un dhe kalon kohë, ke të gjithë restorantet. Duam që i gjithë ‘Zogu i I’ të kthehet në një hapësirë të tillë komerciale, atraktive”, u shpreh Veliaj.

Ai njoftoi edhe shpalljen e zonës ekomomike të Tiranës.

“Jemi në prag të shpalljes dhe të aplikimit pranë Qeverisë për atë që quhet zona ekonomike e Tiranës, ose me akronimin në anglisht TEDA. Kemi identifikuar një zonë 60 ha në Kashar. Po përfundojmë plan-biznesin për zonën e lirë ekonomike të Kasharit. Kemi parë disa nga modelet në Rumani, Maqedoni. Them që kemi marrë më të mirat nga këto modele

Po kështu do të ndërtohet dhe tregu agroushqimor në Lundër ku do të shiten produkte të fermrëve të zonave përreth, ndërkohë që Unaza e re, zgjerimi i Lanës  dhe përfundimi i Bulevardit të Ri  janë tre fronte të punës për 4 vite të e ardhshme”, tha Veliaj.

Bulevardin e Ri, Velaj e krahasoi me një rrugë në Paris, “La Defence”, duke u shprehur se në të do të ndërtohen hotele me 5 yje.

Top Channel