Ka nisur menjëherë me tension të lartë emisioni i sotëm në Open, Çlirim Gjata, Sekretar për Marrëdhënie Ligjore në Partinë Demokratike është përplasur menjëherë me Sekretarin për Media në PS, Alfred Peza, duke i kërkuar që të mos bënte pyetje se nuk mund të jenë nën hetimin e mazhorancës.

Gjata ka justifikuar vendimin e bashkisë së Shkodrës, pasi Presidenti i Republikës ka pezulluar zgjedhjet me dekret.

Gazetari Alfred Peza, sekretar për marrëdhëniet me mediat në Partinë Socialiste, duke replikuar me sekretarin ligjor në PD, tha se bashkia e Shkodrës nuk ka të drejtë të kundërshtojë vendimin e KQZ-së dhe të merret me administrim zgjedhjesh, pasi është shkelje kushtetuese.

Top Channel