Kili e nis me një fitore të lehtë mbrojtjen e titullit në Copa America. Skuadra  kiliane mundi në ndeshjen e saj të parë në këtë kompeticion, Japoninë me rezultatin e thellë 4-0. Ishte një ndeshje që duket se nuk pati histori me amerikano-latinët që dominuan totalisht këtë ndeshje përballë skuadrës japoneze.

Pjesa e parë e sfidës u mbyll me rezultatin 1-0 për Kilin me golin e shënuar nga Erick Pulgar në minutën e 41 të saj. Pas  pushimit të sfidës, Kili shënoi edhe 3 gola të tjerë. Eduardo Vargas i çoi shifrat në 2-0, ndërkohë që gjeti rrugën e rrjetës edhe Alexis Sanchez teksa shënoi golin e tretë për ‘La Rojan’, 8 minuta nga fundi i ndeshjes.

60 sekonda më vonë, Kili shënoi një tjetër gol me Eduardo Vargas që vulosi rezultatin në 4-0. Pas kësaj ndeshjeje situata në Grupin C flet për uruguajin dhe Kilin që janë në dy vendet e para me nga 3 pikë secila, ndërsa Japonia dhe Ekuadori mbajnë vendin e tretë dhe të katërt

Top Channel