Mos lirimi i ambienteve të vendosura për KZAZ, përplasje në Lezhë dhe Shkodër

18/06/2019 16:47

Bashkitë opozitare vazhdojnë me kërkesën e tyre për lirimin e ambienteve që do shërbenin si KZAZ pas vendimit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi u kërkon edhe administratoreve të godinave arsimore, që janë në varësi të bashkisë, që të mos lejojnë persona të tjerë të futen në këto ambiente, që janë përcaktuar edhe si KZAZ.

Ndërkohë që në Lezhë ka pasur përplasje në dy KZAZ 12 dhe 13 në Lezhë.

Top Channel