Kur politika pengon sportin/ Debate në Kosovë për basketbollin

18/06/2019 15:37

Kampionia e Kosovës në Basketboll Z-Mobile Prishtina do të tentojë edhe njëherë të anëtarësohet në garën më të fortë rajonale në Evropë “ABA” Ligë.

Presidenti i klubit, Blerand Stavileci ka treguar se do t’i drejtohen bordit të ligës me një letër për t’i treguar motivet sportive dhe të gjitha investimet që bëhen në këtë sport.

Derisa do ta kërkojë edhe përkrahjen e klubeve pjesëmarrëse që ta mbështesin Prishtinën.

Stavileci ka thënë se ka marrë sinjale pozitive pikërisht nga këto klube, pas incidenteve të shënuara nga tifozët e Crvena Zvezdës ndaj lojtarëve të Buducnostit të Podgoricës në finalen e zhvilluar në Beograd.

Gjatë së cilës ata ishin fyer e edhe ishte tentuar sulmi fizik duke hyrë në fushë.

Por, kundër pjesëmarrjes së klubeve të Kosovës në ABA Ligë është Federata e Basketbollit të Kosovës.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu ka thënë se nuk i inkurajon klubet e basketbollit të jenë pjesë e garës, pasi pjesëmarrja e katër klubeve nga Serbia i ka dhënë më tepër karakter politik, gjë që mund të ndikojë negativisht në basketbollin e Kosovës.

Z-Mobile Prishtina është kampione e shumëfishtë e Kosovës dhe dy herë fituese e Ballkan Ligës.

Ndërsa në sezonin e fundit të FIBA Europe Cup arriti të hyjë në top 16-s.

Top Channel