Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit Kastriot Selita është konfirmuar sot në detyrë.

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e përbërë nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekeshi thanë dakordësinë për vijimin e detyrës së Kastriot Selitës.

Ndërkohë që në orën 10:30 të paradites së sotme ishte parashikuar seanca dëgjimore për drejtuesin e Prokurorisë së Apelit Shkodër, Elvin Gogaj, por është shtyrë. Shkak për këtë ka qenë riçelja e hetimeve administratore ndaj tij.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të riçelë hetimet për subjektin e rivlerësimit, z. Elvin Gokaj, prokuror/drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër. Për rrjedhojë, seanca dëgjimore e përcaktuar të mbahej në datën 18.06.2019, nuk do të zhvillohet. Data për seancë dëgjimore do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit”, thuhet në njoftimin zyrtar të KPK-së.

Në  orën 14.30 do të zhvillohet seanca dëgjimore për  gjyqtarin e Apelit të Krimeve të Renda Gurali Brahimllari.

Seanca dëgjimore ndaj kandidates së SPAK-ut, Manjola Kajana do të zhvillohet në orën 16:00.

Top Channel