Alfred Peza deklaroi në “Open” se hetimi për Bashën mbi paratë ruse është hetuar nga FBI-ja dhe vetë “Zëri i Amerikës” ka bërë të ditur se Basha ka dhënë deklarata kontradiktore për çështjen e financimeve ruse.

Sekretari për mediat në PS tha se nëse ka çështje proceduriale t’i sqarojnë avokatët dhe jo të mos paraqiten në Prokurori.

Duke ju referuar situatës së kaluar Peza tha se nuk është hera e parë që Basha nuk shkon në Prokurori dhe këtë e ka bërë edhe për vrasjet e 21 janarit duke mos lënë drejtuesit e Gardës që të paraqiten në Prokurori.

Top Channel