Alesio Aliaj ishte i ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të treguar më shumë rreth arsyes që e solli atë dhe familjen e tij në Tiranë.

Pas një udhëtimi të gjatë e të lodhshëm nga Australia, Alesio u shpreh i lumtur që e gjithë lodhja do të harrohet pas dy ditësh, pasi ai dhe e shoqja Catherine, janë bërë gati për festën e një vjetorit të lindjes së djalit të tyre Elijah Zayn.

Babai i dy fëmijëve zbuloi se ka organizuar një festë të madhe me mbi 100 të ftuar për ditëlindjen e vogëlushit, jo vetëm për të bërë të lumtur familjarët dhe miqtë këtu në Shqipëri, por edhe për të krijuar atmosferën e një para dasme, në mungesë të dasmës së madhe.

“Kjo do jetë si një para dasmë, po bëjmë provat dhe dasma me kismet vitin tjetër”, tha 43 vjeçari, duke uruar që këtë herë planet të mos prishen nga ndonjë shtatzëni surprizë.

Top Channel