Nisur nga situata në Shkodër gazetari Ilir Babaramo ka thënë në ‘Open’ se vendi po shkon drejt marrëzisë dhe se jemi në emergjence kombëtare.

Ai tha se situata duhet ndaluar sa më shpejt pasi ajo që ndodhi në Shkodër mund të ndodhë dhe në bashki të tjera.

“ Shteti ka rënë, jemi në emergjencë kombëtare, duhet një zgjidhje sa më shpejt”, tha ai.

Babaramo tha se dy polici po përplasen me njëra-tjetrën, ajo bashkiake zbaton dekretin e Presidentit dhe policia e shtetit zbaton vendimin e KQZ.

Top Channel