Michel Platini është arrestuar në Francë si pjesë një hetimi për korrupsion në procesin përzgjedhjes së Katarit si organizator për Kupën e Botës 2022. Hetimet për përzgjedhjen e fituesit të Botërorit 2022 kanë disa vite që zhvillohen në Zvicër, Francë dhe madje në SHBA.

Ish-kreu i UEFA-s dhe një prej futbollistëve legjendarë të Francës raportohet se ndodhet në paraburgim në një stacion policor në Nanterres, një lagje e Parisit.

Platini, 63 vjeç, drejtoi institucionin më të lartë të futbollit në Evropë nga viti 2007 deri në 2015-n, kur u pezullua nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin për shkak të dyshimeve dhe akuzave për korrupsion.

Ai dyshohet dhe akuzohet se ka favorizuar dhe ka manipuluar votat në favor të shtetit arab, për t’u përzgjedhur pritës i Kupës së Botës.

Top Channel