Merkatoja sa vjen dhe bëhet me e nxehtë në këto ditë. Të shumta janë ekipet që po shfrytëzojë çdo minutë për ta marrë yjet e çdo pozicioni.

Situatë mjaft e nxehtë mbetet ajo mes Pogbas dhe Manchester United. Francezi nuk është më i lumtur tek Manchester dhe ka kërkuar hapur largimin.

Këtë situatë po e monitorojnë Real Madrid dhe Juventus të cilët synojnë të bindin francezin që të bashkohet me ta këtë sezon. Ndërkohë ka ardhur edhe kundërpërgjigjia e “Djajve të kuq”.

Manchester United i ka ofruar një rritje te majme page, francezit. Në qoftë se qëndron 26 vjeçari do përfitojë më shumë se 500 mijë paund në javë. Kjo rritje page mund të bëjë që Pogba të kthejë mendje.

Top Channel