Namibia pritet që të shesë mbi 1 mijë kafshë të egra nga parqet e saja kombëtare pasi Afrika vazhdon të luftojë me thatësirën. Qeveria shpreson që fermerët do t’i blejnë kafshët, pavarësisht nga fakti se fermerët mbledhin kafshë për gjueti.

Stanley Simataa, Ministri i Informacionit të Namibisë, tha se ministria e mjedisit sugjeroi shitjen për të zvogëluar sasinë e kafshëve të egra në parqe, të cilat po luftonin me thatësirën.

Thatësira aktuale e Namibisë është kaq e rëndë sa Hage Geingob, presidenti i vendit, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në maj 2019.

Zyrtarët thanë se parqet kombëtare nuk ishin në gjendje të siguronin kushte adekuate të ushqimit për kafshët.

“Gjendja e kullotjes në shumicën e parqeve tona është tejet e varfër dhe nëse nuk e zvogëlojmë numrin e kafshëve, kjo do të çojë në humbjen e tyre  për shkak të urisë”, tha Romeo Muyunda, sipas AFP.

Zyrtarët shpresojnë të fitojnë rreth 1.1 milion dollarë nga shitja.  Namibia është kritikuar më parë nga aktivistët e ruajtjes së kafshëve, për politikën e saj të gjuetisë.

Vendi lejon gjuetinë e kontrolluar dhe të autorizuar të kafshëve të egra dhe rreth 20% e të ardhurave vijnë nga gjuetia.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel