Skandalet dhe licensat në futbollin shqiptar, ç’thonë të huajt për ne

17/06/2019 11:37

Futbolli shqiptar ishte këtë fundjavë në fokusin e platformës sportive të njohur italiane “Tutto merkato web”, e cila renditi në një analizë situatën e fundit dhe vendosi fokusin te problemet.

Shqipëria si e 36-ta në hierarkinë kontinentale dhe aktualisht periferi e Europës në renditjen e lojës më popullore, gëzon aktualisht një situatë jo të shëndetshme.

“Skuadra dominuese në vitet e fundit, Skënderbeu është praktikisht jashtë lojërave për shkak pezullimi për trukimet, ndërsa klube të tjerë janë në krizë ekonomike. të mbash një skuadër në elitë kushton 1 milion Euro. kampionati shqiptar ka një sistem të centralizuar por kriza ekonomike ka bërë që 4 skuadra të marrin liçencën e UEFA-s. Por skandali që përfshiu Skënderbeun, gjithsesi hapi një kampionat që dukej i vdekur”, thuhet në shkrim.

Në analizën e mediave italiane vihet theksi gjithashtu në turneun e tretë të UEFA-s që do të aplikohet në të ardhmen. Shpërndarja në pikëpamjen e kritereve gjeografike, për “Tutto merkato web”, mund të sjellë probleme diplomatike mes vendeve në raporte jo të mira.

Top Channel