Policia e Shtetit ka sekuestruar në Tiranë rreth 1.5  milion euro pasuri në pronësi të Admir Murataj dhe familjarëve të tij. Burimet zyrtare raportojnë se në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale,  është bërë sekuestrimi  i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat i përkisnin Admir Murataj vëllait të tij Cen Murataj, si dhe Sh.M.. Sekuestrimi është bërë me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Policia ka sekuestruar një vilë 3 katëshe, me vendndodhje në Prezë të Tiranës, me një sipërfaqe totale ndërtimi 300 m2 në emër të shtetasit Admir Muratajt.  Në afërsi të Saukut është sekuestruar tokë truall, me sipërfaqe 600.3 m2, po në pronësi të personit të lartpërmendur.

Në vitin 2016, ka rezultuar se Admir Muratajt ka blerë një garazh me sipërfaqe 23 m2, në emër të tij, edhe kjo e sekuestruar sot. Të tjera prona të regjistruar në emrin e tij janë; apartament me sipërfaqe 100.5 m2;tokë truall; apartament banimi në Sarandë, i porositur në datë 05.07.2012 tek një shoqëri ndërtimi, kundrejt shumës 90 000 euro.

Në emër të shtetases A.A., janë sekuestruar një apartament me sipërfaqe 71 m2. Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe 9 automjete të llojeve të ndryshme, relativisht të shtrenjta.

Pasuritë e sekuestruara janë lënë në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Po punohet për identifikimin e pasurive dhe aseteve të tjera që kanë këta shtetas, por që nuk i kanë të regjistruar në emër të tyre.

FOTO GALERI
1/6
Vila luksoze e Admir Muratajt gjatë kontrolleve të Policisë në vitin 2017

Top Channel