Partia qeverisëse kërkoi falje pasi transmetimi i konferencës për shtyp në Facebook përfundoi me një gafë.

Dikush kishte futur pa dashur filtrat, dhe zyrtarët seriozë të partisë në pushtet, në Pakistan, nisën të shfaqen me veshë dhe mustaqe macesh, teksa videoja transmetohej drejtpërsëdrejti.

Partia (PTI) tha se filtrat u hoqën brenda pak minutash, dhe se janë marrë të gjitha masat që probleme të tilla të shmangen në të ardhmen.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel