Neymar $105m (£82.5m)

Situata në lidhje me të ardhmen e Neymar të Paris Saint Germain duket se ka ndryshuar tërësisht.

Pas paralajmërimit të bërë nga presidenti Al Khelaifi, braziliani tashmë duket se është drejt largimit nga kampionët e Francës. Kjo është ajo që publikohet te e përditshmja ‘L’Equipe’ sipas së cilës Neymar nuk konsiderohet më si i pashitshëm nga Paris Saint Germaini me transalpinët që janë gati që ta nxjerrin atë në merkaton e transferimeve.

Në të njëjtën kohë mësohet se Neymar u ka thënë personave pranë tij se do ta ketë të vështirë që të qëndrojë te Paris Saint Germaini dhe me kthimin e Leonardos në bordin drejtues të klubit transalpin, gjërat në këtë drejtim duket se do të lëvizin.

Te Paris Saint Germainin janë të lodhur me sjelljen e Neymar që vuan dëmtimin e radhës. Braziliani së fundmi është shfaqur edhe agresiv sic ishte rasti kur goditi tifozin, ndërkohë që është në telashe edhe me drejtësinë duke qenë se po përballet me akuzat për përdhunim, aspekte që kanë bërë që klubi parizien po mendon t’i hapë dyert sulmuesit 27-vjeçar.

Por jo vetëm kaq, ‘L’Equipe’ bën të ditur gjithashtu se agjenti i futbollistit Pino Zahavi ka nisur punën për kthimin e Neymar në kampionatin spanjoll me Realin e madridit që nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të blerë kartonin e brazilianit, ndërkohë që preferenca e këtij të fundit është një rikthim i mundshëm te Barcelona.

Top Channel