Aktivisti më i shquar i studentëve të Hong Kongut Joshua Wong ka bërë thirrje për dorëheqjen e lideres Carrie Lam, pas ai u lirua nga burgu.

22 vjeçari Wong, u bë fytyra e protestave pro-demokraci të vitit 2014, të cilat kërkonin që qyteti të zgjidhte vetë liderët e tij.

Njerëzit në Hong Kong janë përsëri në rrugë, këtë herë kundër një projektligji të diskutueshëm që lejon ekstradimin në territorin e Kinës.

Vëzhguesit thonë se Wong do të mbledhë më shumë turma dhe do të rrisë presionin ndaj zonjës Lam.

Organizatorët thonë se më shumë se dy milionë njerëz u mblodhën kundër saj të dielën, pavarësisht se ligji u pezullua nga znj. Lam të shtunën.

Pas zvogëlimit të numrit gjatë natës, grupe të mëdha protestuesish u panë të mbledhur në rrugët kryesore pranë selisë së qeverisë përsëri të hënën.

Organizatorët thonë se protesta do të vazhdojë derisa ligji të hiqet krejtësisht.

Top Channel