MotoGp, ‘strike’ mes favoriteve

17/06/2019 11:51

Mundësitë e spektaklit të një gare që mund të ishte e luftueshme deri në metrat e fundit, u zbehën në pak xhiro në garën e MotoGP në Katalonjë.

Askush nuk do ta mendonte se plot 4 pilotë do të shtriheshin në asfalt në një goditje të vetme që i ngjau një tjetër sporti, dhe jo motoçiklizmit.

Horge Lorenco pati probleme me motorin e tij Honda duke rrëshqitur në cirkuit e duke rrëzuar me radhë Doviciozon, Vinjales dhe Valentino Rosin. Piloti nga Majorka shkatërroi garën e tij në vendlindje e bashkë me të edhe të rivalëve, por në fund mori cdo përgjegjësi duke kërkuar ndjesë.

Mark Markez shpëtoi nga kaosi dhe fitoi Çmimin e Madh të katalonjës, duke thelluar kështu hendekun në krye të renditjes në një garë me fat ku pati thuajse zero rrezik për ta humbur.

Top Channel