Arrestohet Clooney italian/ Mashtruesi hiqej si aktori për të marrë para

17/06/2019 10:00

Pas disa vitesh në arrati u kap në Tajlandë çifti i mashtrueseve të cilësuar si Boni dhe Klajdi italianë.

Francesco Galdelli, 58 vjeç hiqej si aktori Xhorxh Kluni së bashku me Vanja Goffi, 45 vjeç, për të promovuar biznesin e tyre të modës.

Vetë aktori i kishte paditur 9 vjet më parë e madje dëshmoi në një gjyq kundër tyre. Çifti, përgjegjës për një seri mashtrimesh të tjera në Itali kishte gjetur strehe në Tajlandë që prej vitit 2014 ku shisnin ora false të markave luksoze online.

Pas arrestimit në Pataja, Galdeli pranoi se kishte mashtruar njerëz duke u shtirur si Xhorxh Kluni.

Përpara ekstradimit nga Tajlanda ata do të japin llogari ndaj autoriteteve vendore për shkak të shkeljes së afatit të vizave.

Top Channel