Një aksident automobilistik ka ndodhur në hyrje të Fierit në vendin e quajtur ura e Mbrostarit. 

Një 72 vjeçar është goditur nga një automjet ndërsa ka qenë duke udhëtuar me një motoçikletë.

Shtetasi Asllan Veliu është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit. Pasi ka marre ndihmën e parë mjekësore 72 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për të gjetur shkakun e aksidentit.

Si pasojë e aksidentit është krijuar kaos në trafik duke u krijuar radhë në të dyja anët e rrugës. Sipas policisë shkak i aksidentit ishte pakujdesia e drejtuesit të mjetit.

Top Channel